Home LAJME Ftohen fëmijët e veteranëve të luftës që ndjekin mësimet në shkollat e mesme të Prizrenit, të aplikojnë për bursa

Ftohen fëmijët e veteranëve të luftës që ndjekin mësimet në shkollat e mesme të Prizrenit, të aplikojnë për bursa

0
Ftohen fëmijët e veteranëve të luftës që ndjekin mësimet në shkollat e mesme të Prizrenit, të aplikojnë për bursa

Përmes një postimi në facebook, sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, njofton se kjo organizatë, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, ka arritur marrëveshje që të gjithë fëmijët e veteranëve të cilët vijojnë mësimet në shkollat e mesme, të paraqiten në zyren e OVL të UÇK-së për aplikime për bursa.

Veteranët duhet të jenë të pajisur me kartela të veteranit dhe të kenë certifikatat familjare për të dëshmuar që janë fëmijë të veteranëve.

Aplikimet për bursa fillojnë prej datës 28.02.2024 deri më 04.03 2024, ka njoftuar sekretari i OVL UÇK-së Prizren, Isa Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here