LAJME

Ftesë për pjesëmarrje në programin e trajnimit për zejtarët dhe bizneset turistike-hoteliere në Prizren

Ftesë për pjesëmarrje në programin e trajnimit për zejtarët dhe bizneset turistike-hoteliere në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2023, 19:48

Komuna e Prizrenit përmes Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, fton të gjithë zejtarët dhe bizneset turistike – hoteliere të aplikojnë në Programin e Trajnimit për Ngritjen e Kapaciteteve që është pjesë e Projektit “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimi i Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët Turistik”. Projekti ndërkufitar i financuar nga BE-ja zbatohet nga Komuna e Prizrenit – Republika e Kosovës, Komuna e Tetovës – Republika e Maqedonisë së Veriut, CEED Maqedonia dhe CEED Kosova.

Qëllimi i këtij projekti është ta përshpejtojë zhvillimin e turizmit në rajonin e Pollogut dhe rajonet ekonomike të Jugut përmes përmirësimit të cilësisë dhe diversifikimit të ofertës së bizneseve të zejtarisë dhe mikroturizmit dhe mikpritjes (THS), duke rezultuar në rritjen e atraktivitetit të rajonit dhe vizitorëve më të kënaqur.

Programi i trajnimit ofron njohuri dhe aftësi të vlefshme për ta zhvilluar modelin e biznesit dhe planin e biznesit, marketingun digjital dhe shitjet në internet, si dhe dizajnin e brendimin e produktit.

Mund të regjistroheni për një, dy ose të tri trajnimet, varësisht nevojave dhe interesave tuaja.

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të jenë pjesë e aktiviteteve për zhvillimin e një oferte të re turistike në Komunën e Prizrenit/Tetovës. Oferta do të bazohet në zanatet tradicionale dhe procesin e prodhimit të tyre. Gjithashtu, do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në dy panaire artizanale, të cilat do të organizohen në Tetovë dhe Prizren si pjesë e projektit.

Vegëza për aplikim: https://forms.gle/TmSEbmUCvWdc4Dns7

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika