LAJME

Ftesa e Trumpit për Bordin e Paqes, Rama uron Osmanin: Tejet domethënës, forcon raportet me Amerikën dhe sinjal domethënës për sigurinë e Kosovës

Ftesa e Trumpit për Bordin e Paqes, Rama uron Osmanin: Tejet domethënës, forcon raportet me Amerikën dhe sinjal domethënës për sigurinë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2026, 12:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për ftesën që mori nga presidenti amerikan, Donald Trump, që Kosova të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Në një postim në platformën X, Rama shkruan se ftesa e presidentit Trump është tejet domethënës dhe forcon raportet me SHBA-të.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë. Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht” – ka shkruar Rama.

Ndërkaq, presidentja Osmani përmes një postimi në platformën X, e ka falënderuar kryeministrin Rama për urimin, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë të bashkuara në aleancën e udhëhequr nga lideri i botës së lirë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika