Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përshëndet fillimin e vaksinimit kundër COVIDIT-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit “COVAX” të OBSH-së përmes UNICEF-it programi për Kosovën.
Përmes një komunikate dërguar medias, FSSHK-ja kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Shqipëria.
“Fillimisht më lejoni të falenderoj kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësorë, gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me pandminë COVID-19.
Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masive, FSSHK-ja, kërkon nga kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzojë rastin të përdorë edhe 11.000 vaksina të ofruara nga kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësorë.
FSSHK-ja falënderon 500 punonjësit shëndetësorë, të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetarë të parë të Republikës së Kosovës, ata u treguan dy herë HERONJ, duke thyer teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë vaksinimin.
Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve, duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e të mos varemi vetëm nga donacionet”.