Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga data 03-14 nëntor do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, ku do të marrin pjesë njësit e saj.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së FSK-së bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.






