LAJME

FSK-së i bashkohen kadetët e diplomuar, nesër mbahet ceremonia e gjeneratës 2025

FSK-së i bashkohen kadetët e diplomuar, nesër mbahet ceremonia e gjeneratës 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2025, 16:32

Të premten, më 4 korrik, do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga gjenerata 2025.

Ceremonia do të zhvillohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 10:00.

“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për media të FSK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika