LAJME

FSK-së i bashkohen 36 ushtarë të rinj nga radhët e komuniteteve jo-shumicë

FSK-së i bashkohen 36 ushtarë të rinj nga radhët e komuniteteve jo-shumicë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Prill 2026, 10:35

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar 36 rekrutë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët nga sot i bashkohen zyrtarisht kësaj force si ushtarë.

Në ceremoninë solemne është bërë e ditur se rekrutët e certifikuar vijnë nga komunitetet turk, ashkali, boshnjak, rom dhe egjiptian, duke reflektuar përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force gjithëpërfshirëse dhe shumëetnike.

Gjatë trajnimit bazik ushtarak, rekrutët kanë përfituar njohuri dhe aftësi themelore ushtarake, të cilat do t’u shërbejnë në realizimin e detyrave në kuadër të misionit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, familjarë të rekrutëve si dhe mysafirë të ftuar, të cilët kanë ndjekur nga afër certifikimin e tyre.

FSK vlerëson se certifikimi i këtyre rekrutëve përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në konsolidimin e karakterit gjithëpërfshirës të institucionit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika