Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve profesionale, ka realizuar Ushtrimin fushor “Shpata 3”.
Bëhet e ditur se UF “Shpata 3” kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të validojë përgatitjen taktike ushtarake të nivelit T1 të këmbësorisë së lehtë.
“Kompania e Mekanizuar ka përfunduar me sukses procesin e validimit të aftësive individuale të pjesëtarëve, ku ushtarakët janë validuar në detyrat individuale të ushtarit duke treguar kështu profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të KOMFSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.