LAJME

FSK pjesë e Ushtrimit Fushor “KFOR 33” në Gjermani

FSK pjesë e Ushtrimit Fushor “KFOR 33” në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2024, 16:34

Ushtria e Kosovës po merr pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels të Gjermanisë.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues/ kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels, Gjermani.

Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels). Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta, bëhet e ditur nga FSK.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika