Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga delegacioni i FSK-së, po merr pjesë në panairin “SAHA Expo 2026” në Stamboll, në një ndër ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes.
Siç bëhet e ditur në njoftim, fillimisht, gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes, ku u takua me drejtuesit e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.
Sipas FSK-së, gjatë këtij takimi, ai prezantoi objektivat e tij për zhvillimin e Forcës dhe diskutoi planet dypalëshe që lidhen me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.





