Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane 2026 në Gjermani.
FSK pjesë e Konferencës së Ushtrive Evropiane në Gjermani

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, që drejtohet nga SHBA-të, dhe shfrytëzohet si platformë për bashkërendim të bashkëpunimit për siguri dhe mbrojtje.
“Oficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore dhe përfaqësues të tjerë të vendeve aleate dhe partnere evropiane me SHBA-të, shfrytëzuan konferencën për të diskutuar sfidat e sigurisë në Evropë, rajon dhe më gjerë. Konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të ushtrive në Evropë” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KQZ akrediton 761 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, refuzon dy organizata

Euronews promovon “Bunar Fest”-in në Prizren si një nga atraksionet më të veçanta kulturore në Kosovë

Asambleja e Suharekës miraton rregulloren për mbeturinat, tarifa rritet në 7.5 euro

