LAJME

FSK pjesë e konferencës “European Partnership Flight”

FSK pjesë e konferencës “European Partnership Flight”
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2026, 12:15

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, një nga aktivitetet kryesore të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë (USAFE), e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak.

Sipas njoftimit të FSK-së, programi i konferencës përfshiu ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe ekspertizës ndërmjet përfaqësuesve të vendeve partnere.

Në kuadër të aktivitetit, siç bëhet e ditur, u realizua edhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Republikën e Shqipërisë, si dhe aktivitete të dedikuara për forcimin e partneriteteve, bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit kulturor.

“Pjesëmarrja e FSK-së në këtë konferencë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.” – thekson FSK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika