LAJME

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2026, 16:07

Kosova ka qenë pjesëmarrëse në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës që nga fillimi i vitit 2024, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësish ushtarake.

Në njoftimin e ushtrisë së vendit, theksohet se lontributi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke forcuar më tej reputacionin e Kosovës si një kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe e stabilitet.

Sipas komunikatës për media të Forcës së Sigurisë së Kosovës, operacioni “Interflex” është një iniciativë shumëkombëshe e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e forcave ushtarake ukrainase, me synim rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale dhe gatishmërisë për mbrojtjen e vendit.

Përveç kontributit në kuadër të Operacionit “Interflex”, Republika e Kosovës ka dëshmuar mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Ukrainës edhe përmes pjesëmarrjes në konferencat dhe forumet ndërkombëtare të dedikuara koordinimit të ndihmës për Ukrainën, si dhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Në përfundimin e Operacionit “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar është organizuar ceremoni përmbyllëse ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë realizimit të misionit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika