Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se po realizon garën ndërkombëtare “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, ku po marrin pjesë ekipe ushtarake nga vende të NATO-s dhe shtete partnere, në një aktivitet që po zhvillohet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Në këtë garë janë përfshirë pjesëtarë nga NATO dhe forca ushtarake nga Shtetet e Bashkuara (Ajova dhe Corps V), Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, të cilët po sfidohen në disiplina të ndryshme fizike dhe ushtarake.





