LAJME

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2026, 13:09

Në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), që po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, po merr pjesë Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir Rama.

Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir RAMA, po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (International Command Senior Enlisted Leader Conference – ICC 2026), e cila po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë.

Kjo Konferencë organizohet nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (Allied Command Transformation – ACT) dhe mbledh Liderët e Lartë të Nënoficerëve nga struktura komanduese e NATO-s, strukturat e forcave të NATO-s, vendet partnere, Byroja e Gardës Kombëtare të SHBA-së, programet e NATO-s dhe SHBA-së, si dhe përfaqësues të institucioneve arsimore ushtarake në NATO.

Qëllimi i konferencës është të ofrojë një kuptim të qartë të mjedisit aktual gjeopolitik, sfidave të sigurisë dhe prioriteteve strategjike që ndikojnë në operacionet e NATO-s dhe vendeve partnere. Gjithashtu, ajo shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave, identifikimin e mësimeve të nxjerra dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate dhe partnere.

Fokusi i Konferencës “ICC 2026” ishte ofrimi i një pasqyre të qartë mbi prioritetet aktuale strategjike të NATO-s, situatën e sigurisë në mjedisin operacional, si dhe mësimet e identifikuara dhe të nxjerra nga aktivitetet dhe operacionet në zonat e përgjegjësisë dhe interesit të NATO-s, vendeve partnere, si dhe në rajone të tjera me rëndësi strategjike.

Po ashtu gjatë punimeve të Konferencës “ICC2026” Rreshterit Major i FSK-së, ka takuar edhe homologet e tij nga vendet e NATO-s dhe vendeve partnere pjesëmarrëse në këtë konferencë, si dhe ka prezantuar vizionin KOMFSK për zhvillimin e NOF në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika