- Reklama -

FSK në gatishmëri për të ndihmuar zonat e përmbytura në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se është duke mbështetur zonat e prekura nga vërshimet.

Përmes një njoftimi, FSK thotë se pas situatës së krijuar me reshjet e shiut dhe përmbytjes në disa vendbanime, ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive për t’u dalë në ndihmë Autoriteteve Civile në menaxhimin e situatës.

- Reklama -

Bëhet e ditur se me urdhër të Komandantit të FSK-së, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve, bazuar në kërkesat e pranuara nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës.

“Njësitë e FSK-së mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje për Autoritetet Civile me kapacitetet e Mbështetjes Ushtarake”- thuhet në njoftimin e datës 07.01.2026.

Në disa zona të vendit më 06.01.2026 pati vërshime. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe më 07.01.2026.

Komunat që janë duke u ballafaquar me vërshime nga reshjet e dendura janë Rahoveci, Klina, Skenderaj, Drenasi, Gjakova, Fushë Kosova, Prizreni dhe Deçani.

Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve,  disa  komuna të vendit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se më 06.01.2026, në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, rajonet më të prekura janë: Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë, ku janë regjistruar vërshime në oborre, bodrume dhe në disa rrugë.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort