- Reklama -

FSK mori pjesë në ushtrimin shumëkombësh të NATO-s për sulmet kibernetike

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me një ekip të Kibernetikës, ka marrë pjesë në ushtrimin “Cyber Unity 25” ku ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe lidership të nivelit të lartë gjatë pjesëmarrjes në ushtrimin shumëkombësh “Cyber Unity 25”, i organizuar nga NATO.

FSK njofton se ky aktivitet,  kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes kundër kërcënimeve të avancuara kibernetike si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare, përcjell Arbresh.info.

- Reklama -

“Ekipi Kibernetik i FSK-së, ka shfaqur aftësi në aspektin teknik, ashtu edhe në atë strategjik. Në pjesën teknike, ata demonstruan aftësi të larta në identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve komplekse kibernetike, duke vendosur standarde të larta të punës ekipore dhe ekspertizës teknike. Ndërkaq, në nivelin strategjik, ekipi tregoi lidership dhe aftësi të shkëlqyera menaxheriale në skenarë të krizave kibernetike, duke marrë vendime të duhura nën presion dhe duke siguruar koordinimin efektiv mes veprimeve taktike dhe objektivave strategjike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Ky ushtrim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, dhe Ekipi Kibernetik i FSK-së ka përfaqësuar Kosovën me profesionalizëm, përkushtim dhe dinjitet të lartë. Përformanca e tyre në këtë aktivitet jo vetëm që pasqyron përgatitjen dhe përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin e Kosovës si një kontribuese aktive në sigurinë globale kibernetike” njofton FSK./Arbresh.info

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort