LAJME

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shkurt 2026, 16:44

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë, përfshirë një togë mortajash.

Ushtrimi shumëkombësh synon testimin e ndërveprueshmërisë së forcave të NATO-s dhe atyre partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, ndërsa po zhvillohet paralelisht në Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

FSK është dislokuar në Grafenwöhr Training Area në Gjermani me kapacitetet e veta logjistike dhe ka vepruar në bashkëpunim me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së SHBA-së dhe me trupa të Ushtrisë Italiane.

Gjatë ushtrimit, FSK ka demonstruar aftësitë profesionale në qitje me mortaja ditën dhe natën, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika me forcat partnere ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika