LAJME

FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë

FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2026, 08:39

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Drenoc në Malishevë, nga një qytetar që po punonte në një muri. 

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë dhe e kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.  

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një muri të vjetër, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thuhet në raportin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika