Më 23 shtator, KFOR-i në bashkëpunim me institucionet e sigurisë së Kosovës kreu edicionin e vitit 2021 të stërvitjes së saj vjetore “Saber Silver” në zonën e trajnimit të fushës ajrore në Gjakovë dhe në fabrikën Ereniku.
FSK-ja së bashku me policinë e Kosovës i përfundojnë stërvitjet vjetore me KFOR-in

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja përfshiu operacion të reagimit emergjent në shkallë të gjerë, ku përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunës së Gjakovës janë testuar – me mbështetjen e personelit të KFOR -it – në përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë, të ndihmojë në qetësimin e popullsisë lokale të prekur nga fatkeqësia natyrore, të ruajë sigurinë, të ruajë funksionimin e shërbimeve thelbësore dhe të përgatitet për rivendosjen e gjendjes normale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

