LAJME

FSK-ja konfirmon se një pjesëtar i tyre është përfshirë në ngjarjen tragjike

FSK-ja konfirmon se një pjesëtar i tyre është përfshirë në ngjarjen tragjike
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2023, 13:51

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se një pjesëtarë i tyre është përfshirë në ngjarjen e mbrëmshme, ku mbeti një i vdekur dhe 20 të tjerë të lënduar.

“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmshëm se i vrari është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta”, thuhet në njoftim.

“Sipas informacioneve zyrtare në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së”.

Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika