LAJME

FSK-ja gjen trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës

FSK-ja gjen trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2026, 07:48

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se ekipi i saj i kërkim-shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit të FSK-së, angazhimi i ekipit është bërë pas pranimit të informacionit se një person është zhdukur në ujë.

“Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit në operacionin në Liqenin e Batllavës, ku ekipi, pas intervenimit në orët e vona, ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të A.A., shtetas i huaj” – thuhet në njoftim.

FSK-ja ka njoftuar se pas nxjerrjes nga liqeni, trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejme.

Rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të zhvillojnë procedurat hetimore për zbardhjen e tij.

KALLXO.com mëson se viktima për herë të fundit nga familjarët ishte parë të dielën më 19.07.2026 rreth orës 18:35.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika