Ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më nga uji.
FSK-ja do u bashkohet kërkimeve për mërgimtarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Policia e Kosovës, ekipet e kërkimshpëtimit dhe njësitet e zhytësve kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, por deri tani nuk është arritur të gjendet trupi i tij, transmeton Klankosova.tv.
Sipas informatave që ka siguruar gazetari Urall Boshnjaku, i cili foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, me lejen e marrë nga KFOR-i, pritet që sot t’u bashkohet kërkimeve edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me qëllim të intensifikimit të operacionit për gjetjen e trupit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

