Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamjet e demonstrimit të aftësive të pjesëtarëve të kërkim-shpëtimit të Gardën Kombëtare për manovrim me kapacitete të operacioneve speciale.
Ditë më parë FSK-ja bëri të ditur se pjesëtarët janë trajnuar për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte të vështira dimërore.
Mes tjerash, thuhej se gjatë këtij trajnimi pjesëtarët aftësohen për teknikat bazë të skijimit, kërkimit në ortekë, qasje tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik, po ashtu edhe bartjen e tyre me barelë të posaçme për dorë dhe pajisje speciale për evakuim.
Sipas FSK-së trajnimet e tilla përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore.