Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të misionit të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (FNS), pas vendimit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për këtë angazhim.
FSK gati për misionin në Gaza, katër pjesëtarë i bashkohen shtabit të misionit

Sipas Maqedoncit, përgatitjet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me shtabin e FNS-së.
Ai bëri të ditur se aktualisht katër pjesëtarë të FSK-së i janë bashkuar shtabit të misionit, ku do të kontribuojnë në planifikimin, koordinimin dhe mbështetjen e operacioneve.
Ndërkohë, pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar të gjitha përgatitjet operacionale dhe logjistike dhe, pas koordinimit me Shtabin e FNS-së, do të dislokohet në Gaza për të nisur kryerjen e detyrave në kuadër të këtij misioni ndërkombëtar./KP
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar në Universitetin Policor të Brandenburgut

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

