Nënkolonel Gezim Sada, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një nga institucionet më prestigjioze për edukimin ushtarak në nivelin strategjik.
Gjatë një viti studimesh të përkushtuara, Nënkolonel Sada jo vetëm që përfundoi me sukses programin, por diplomoi njëkohësisht edhe në nivelin Master në Studime Strategjike.
Sipas njoftimit të FSK-së, kolegji i Luftës i Ushtrisë Amerikane ka për mision përgatitjen e udhëheqësve ushtarakë dhe civilë për sfidat strategjike të sigurisë globale, duke u fokusuar në përdorimin e fuqisë tokësore luftarake, politikat kombëtare të sigurisë dhe planifikimin afatgjatë.





