Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se FSK ka fituar medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake “Cambrian Patrol 22”, e cila është mbajtur në Britani të Madhe.
“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes sukseseve që po arrinë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ‘22” që u zhvillua në Britani të Madhe”, thuhet në njoftim.






