Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se me kapacitetet e saj është duke dhënë kontribut në operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina, duke ndihmuar kështu në stërvitjen e përbashkët me partnerët për t’u përballur me agresionin rus në Ukrainë.
FSK e ndërveprueshme me partnerët në operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

FSK thekson se është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin “Interflex”, ku i është bashkangjitur kompanisë “Echo” (e udhëhequr nga njësia në Zelandën e Re). Sipas FSK-së, kjo kompani përbëhet nga 4 njësi nga shtete të ndryshme (Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania).
“Kontingjenti i FSK është duke kryer detyrat e planifikimit, përgatitjet e nevojshme logjistike dhe ekzekutimin e kurseve 5-javore për forcat ukrainase. Gjatë periudhës së angazhimit, kompania ‘Echo’ ka përfunduar gjithësej tri kurse të trajnimit për forcat ukrainase. Misioni dhe qëllimi i kontigjentit të FSK-së është përgatitja e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës, si dhe të mësojë taktikat e luftimit nga niveli individual deri në nivelin e skuadrës, si: patrullat, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, Procedura e Udhëheqjes së Trupave (PUT), lidership, komandë-kontroll, përdorimi i dronëve të llojeve të ndryshme, si dhe qitje taktike” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë

Gjashtë të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit rehabilitues në Prizren

Obama kritikon Izraelin: U mori tokën palestinezëve, ka shkuar përtej kufijve të justifikueshëm

