LAJME

FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas vërshimeve

FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas vërshimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2021, 17:52

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas vërshimeve që janë shkaktuar atje.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Ai i është drejtuar me një letër zyrtare ambasadorit austriak në Kosovë Christoph Weidinger.

Mehaj tha se maksima jonë “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë.

“Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria. Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Weidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme. Maksima jonë tradicionale “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë”.

Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut por edhe disa vendeve të tjera tani edhe shteti i Austrisë është duke u ballafaquar nga përmbytjet.

Autoritetet kanë deklaruar nivelin më të lartë të paralajmërimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika