Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është realizuar Trajnimi Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban, me pjesëmarrjen e personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas njoftimit, trajnimi ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.
“Ky trajnim gjithashtu thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit,” thuhet në njoftim.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi bazike në kërkim-shpëtim urban, duke përfshirë teknikat e kërkimit, procedurat e shpëtimit, punën ekipore, masat e sigurisë dhe koordinimin në skenarë të fatkeqësive urbane.
“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Ushtrisë Gjermane kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit”.