Komanda e Forcave Tokësore në Istog, ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla” i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane.
Përveç pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, pjesë e këtij trajnimi ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku së bashku treguan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri të lartë për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre.
Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjese Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj si dhe përfaqësues nga Regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës.






