Në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovas, një delegacion nga FSK-ja ka marrë pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për periudhën 2025-2027.
Konferenca u zhvillua në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bazuar në udhëzimet dhe angazhimet e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovas, gjeneral major Stephen Osborn.
Delegacioni i FSK-së u kryesua nga Shefi i G3/7 të Shtabit të Përgjithshëm, Astrit Haliti, dhe përfshiu përfaqësues nga departamentet G1, G4, Rreshter Majori i FSK-së dhe përfaqësues nga Komanda për Forcën Tokësore.





