LAJME

FSK certifikon liderë-komandot e reja

FSK certifikon liderë-komandot e reja
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2022, 11:09

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.

“Shumë urime të certifikuarëve e vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika