- Reklama -

Freskohet moti, temperaturat e javës së fundit të korrikut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton që në javën e fundit të korrikut moti do jetë më i paqëndueshëm krahasuar me temperaturat e larta të javës që lëmë pas.

Vranësira të herëpashershme me intervale me diell dhe reshje shiu me shkarkime rrufeshë, priten gjatë kësaj jave.

- Reklama -

“Temperaturat maksimale nuk do të tejkalojnë 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e fortë” – thuhet mes tjerash në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë së hënës pritet mot i vranët dhe me intervale dielli. Sipas IHMK-së vranësirat do sjellin edhe reshje shiu me shkarkime rrufeshë. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 15-18 gradë Celsius kurse maksimalet 27-31.

Të marten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara kurse vende vende edhe riga shiu. Temeraturat minimale priten nga 14 deir në 17 gradë Celsius kurse maksimalet nga 25 deri në 28.

E mërkura pritet të jetë më diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale nga 13 deri në 17 gradë Celsius kurse maksimalet 24 deri në 27.

Të enjten priten vranësira të pakta dhe mot me diell. Minimalet e temperaturave priten mes 14-16 gradë Celsius kurse maksimalet mes 25-27 gradë Celsius.

Diell dhe vranësira të shpërndara priten edhe të premten. Tempraturat mes 13-15 gradë Celsius ato minimalet kurse maksimalet mes 25-27.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort