Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili ishte arrestuar sot gjatë një aksioni të këtij subjekti politik kundër vendimit të Qeverisë për “tiketat ngjitëse”, ka thënë se kryetari i PSD-së, Daradn Molliqaj po mbahet në paraburgim me vendimin e prokurorisë.
Krasniqi, ka thënë se “pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj”.
“Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.





