Në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, ka dëshmuar drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser.
Gjatë seancës, Fraser iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, duke sqaruar rolin e saj profesional dhe përfshirjen në raste të ndryshme gjyqësore ndërkombëtare.
“Unë jam përfshirë në shumë çështje ku kam qenë e shqetësuar se provat mund të ishin çorientuar,” tha ajo, duke theksuar se puna e saj lidhet me analizën shkencore të materialeve audio dhe transkripteve në proceset penale.





