PRIZRENI ME RAJON

Franko Sterle, kryetrajneri i ri i KB Bashkimit

Franko Sterle, kryetrajneri i ri i KB Bashkimit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2021, 15:55

Klubi basketbollistik, Bashkimi ka arritur marrëveshje me trajnerin kroat, Franko Sterle, i cili do ta udhëheq skuadrën prizrenase për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sterle vjen nga skuadra që aktualisht kryeson në kampionatin kroat, Zadar, tek e cila është angazhuar si ndihmës-trajner që nga viti 2014.

Ai te kjo skuadër së fundi ishte ndihmësi i kryetrajnerit Veljko Mršić, i cili po ashtu është edhe përzgjedhësi i reprezentacionit A të Kroacisë.

ZYRTARE: Franko Sterle kryetrajneri i ri i KB Bashkimit

Klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri kroat,…

Posted by KB Bashkimi on Saturday, 6 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika