LAJME

Franca u jep shtetësi mbi 12.000 punëtorëve të vijës së parë të frontit

Franca u jep shtetësi mbi 12.000 punëtorëve të vijës së parë të frontit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2021, 15:23

Franca u ka dhënë shtetësi më shumë se 12.000 punëtorëve që ishin në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë, profesioni i të cilëve i kishte ekspozuar ndaj rrezikut për t’u infektuar. Dhurimi i shtetësisë për këta persona u bë përmes një procedure të përshpejtuar.

Përpos përshpejtimit të procesit të aplikimit, i cili normalisht merr deri në dy vjet, qeveria gjithashtu e zbuti kriterin e banimit nga pesë në dy vjet për këta persona, shkruan The Guardian.

“Punëtorët e vijës së parë iu përgjigjën thirrjes së kombit, prandaj është gjëja e duhur që kombi të bëjë një hap për ta. Vendi ia doli mbanë duke u falënderuar atyre”, tha ministrja e Shtetësisë, Marlene Schiappa.

“I mirëpres bashkatdhetarët tanë të rinj në shtetësinë franceze në emër të republikës. Edhe vendi i falënderon ata”, shtoi ministrja.

Reklamë

Në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Brendshme e Francës i ftoi ata që kanë kontribuuar aktivisht në luftën kundër pandemisë që të aplikojnë për marrjen e shtetësisë me procedurë të përshpejtuar. Të enjten, Schiappa tha se për këtë privilegj kanë aplikuar mbi 16.000 persona, ndërsa përgjigje pozitive kanë marrë 12.012 prej tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika