• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Franca: Kosova nuk trajtohet ndryshe nga shtetet tjera që e kanë fituar së voni liberalizimin

tvprizreni by tvprizreni
October 17, 2022
in LAJME, VENDI
0
Franca: Kosova nuk trajtohet ndryshe nga shtetet tjera që e kanë fituar së voni liberalizimin
0
SHARES
280
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se sa i përkët çështjes së liberalizimit të vizave, Kosova nuk është duke u trajtuar ndryshe nga shtetet e tjera që kanë marrë liberalizimin e vizave kohëve të fundit dhe kanë specifikuar se diskutimet në Bruksel janë duke vazhduar.

„Kosova nuk trajtohet ndryshe nga vendet tjera që kanë përfituar kohët e fundit nga liberalizimi i vizave. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel”, ka thënë për Express një burim nga MPJ e Francës.

Gjithashtu ky burim nga “Quai d’Orsay” ka theksuar se në deklaratën e përbashkët me Gjermaninë dhe Poloninë është dhënë mbështetje për liberalizimin e vizave dhe njihet përpjekja e Republikës së Kosovës për liberalizim vizash.

Ky burim nga Parisi ka thënë se përmes komunikatës së lëshuar nga „Trëkëndëshi i Weimarit“ theksohet përkushtimi i Francës për Ballkanin Perëndimor i cili kohëve të fundit po tregohet edhe përmes mbështetjes për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë nga niveli më i lartë politik i Francës.

„Ministrat për Çështjet Evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë (Trekëndëshi i Weimarit) në shatator kanë bërë thirrje për progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky qëndrim mbështetës përbën një njohje të përpjekjeve të bëra nga Republika e Kosovës. Ai gjithashtu thekson përkushtimin e Francës në dhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është materializuar për shembull në përpjekjet e suksesshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ose, edhe më së fundi, në riafirmimin në nivelin më të lartë politik të mbështetjes së saj aktive për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës të Kosovës dhe të Serbisë“, kathënë për Express ky burim nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Pas takimit të fundit të Grupit Punues për viza ka pasur raportime në media se Franca e përkrahur nga disa shtete të tjera po e kushtëzon heqjen e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Për këtë çështje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, ku edhe ka kërkuar të mos ndërlidhet vendimi politik i shteteve anëtare me sistemin ETIAS.

Nga Komisioni Evropian ndërkohë kanë thënë se sistemi ETIAS pritet të funksionalizohet në nëntor 2023./GazetaExpress/

Download WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Free Download WordPress Themes
lynda course free download
download huawei firmware
Download WordPress Themes Free
download udemy paid course for free
Previous Post

Deklaroi shqip se “Kosova është Evropë”, deputeti ukrainas javën tjetër vjen në Prishtinë

Next Post

Gërvalla në Nju-Jork për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Next Post
Gërvalla në Nju-Jork për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Gërvalla në Nju-Jork për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

March 29, 2023
Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.