LAJME

Franca i dhuron Kosovës 117 mijë vaksina Pfizer

Franca i dhuron Kosovës 117 mijë vaksina Pfizer
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2021, 08:02

Republika e Francës i ka dhuruar Kosovës një donacion prej 117 mijë vaksinash të kompanisë Pfizer.

Lajmin e ka dhënë presidentja Vjosa Osmani, duke shprehur mirënjohje për presidentin francez Macron.

“Franca, dhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar. Në emër të qytetarëve tanë, dua ta falënderoj Presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117,000 vaksina Pfizer. Një kontribut i duhur, në një kohë të duhur”, njofton presidentja

Osmani ka lavdëruar edhe qytetarët që sipas saj kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive me rastin e fushatës së vaksinimit.

“Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika