LAJME

Fqinjët nuk e kishin parë që tre ditë, gjendet i vdekur në banesë burri nga Prizreni

Fqinjët nuk e kishin parë që tre ditë, gjendet i vdekur në banesë burri nga Prizreni
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2022, 07:41

Disa banorë të një lagje në Prizren kanë njoftuar forcat e rendit se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë.

Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës.

Aty është hasur trupi i një burri, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika