RAJONI DHE BOTA

Fotoreporterja gjermane flet për përjetimet e saj nga lufta e Kosovës: “Fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit”

Fotoreporterja gjermane flet për përjetimet e saj nga lufta e Kosovës: “Fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit”
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2022, 09:06

Fotoreporterja gjermane e luftës Ursula Meissner, ka folur për përjetimet e saj për luftën e fundit në Kosovë.

Ajo thotë se fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit.

Meissner ka rrëfyer në një intervistë për takimin me një vajzë të vogël nga Kosova e cila kishte ecur shumë për të ikur nga rreziku.

 

“Kur po udhëtoja në Kosovë, ishte fytyra e një vajze. Vajza e vogël nuk kishte fjetur për dy ditë e dy netë dhe kishte ecur në shumë male për të shmangur rrezikun. Në këtë fotografi mund të shihje gjithë mjerimin dhe vuajtjen e shqiptarëve të Kosovës. Kështu më kanë thënë njerëzit që e kanë parë këtë foto. Nuk ka nevojë për gjak apo armë”- tha ajo.

Fotoreporterja gjermane ka realizuar fotografi nga vatra të ndryshme të luftës, duke filluar nga lufta në Ukrainë, Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë, dhe vende të tjera.

Fotografia është realizuar në vitin 1998.

Në përshkrimin e bërë, tregon se e vogla kishte ecur tre ditë dhe netë nga Prishtina për në Shqipëri.

“Shikimi i saj plot zhgënjim. Nuk kishte fuqi për të qarë. Kjo fotografi tregon se çka do të thotë lufta për fëmijët” – thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika