Home VENDI Fotografia ikonike e Hamëz Jasharit me të bijën, jetësohet edhe në pikturë

Fotografia ikonike e Hamëz Jasharit me të bijën, jetësohet edhe në pikturë

0
Fotografia ikonike e Hamëz Jasharit me të bijën, jetësohet edhe në pikturë

Besarta Jashari, vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari sot ka pranuar një vepër artistike, ku është pikturuar ajo me të atin.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Kjo vepër, u realizua nga artisti Albion Begisholli, vepër të cilën Besarta e konsideroi si jashtëzakonisht të veçantë.

“Në 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kisha ndarë një fragment nga kujtesa ime për ditët e lavdisë. Ky rrëfim, bëri që artisti Albion Begisholli të visualizoj përmes ngjyrës, në veprën e tij artistike që si personazh jam Unë dhe babushi hero Hamëz Jashari. Sot, pranova këtë vepër artistike jashtëzakonisht të veçantë, andaj më lejoni të falëmnderoj artistin Albion Begisholli që i premton shumë artit”, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here