Faqja e shkollës fillore “ Loyola” në Prizren, njofton se ditën e djeshme me rastin e 5 prillit- Ditës Ndërkombëtare të Zogjve, në këtë shkollë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.
“Nxënësit kanë sjellë nga shtëpia zogj në klasë ku kanë zhvilluar orë të veçanta, kanë punuar zogj nga letra dhe fole për ushqim. Këto fole janë vendosur me ushqim për zogj në oborrin e shkollës dhe në Marash.







