LAJME

Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2026, 08:18

Një foshnjë dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka njoftuar Policia të mërkurën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KOHËN se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Ai nuk ka bërë të ditur për shkaqet e vdekjes.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë ai. /KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika