Këtë të premte është prezantuar kabineti qeveritar në Mal të Zi. Kryeministri i caktuar, Zdravko Krivokapiç prezantoi kabinetin e qeverisë së 42-të të Malit të Zi.Shqiptari, Dritan Abazović do të jetë zëvendëskryeministër. Ndërsa Olivera Injac, ministre e Mbrojtjes“Vendosa të kem një nënkryetar dhe ai nënkryetar është Dritan Abazović.”, tha Krivokapiç.
Formohet qeveria e re në Mal të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç do të jetë zëvendëskryeministër

Ai gjithashtu njoftoi emrat e ministrave:– Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac– Ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviç
– Ministri i Punëve të Jashtme, Djordje Radulovic– Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajić– Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, Vesna Bratić
– Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinić Bojović– Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq– Ministri i Investimeve Kapitale, Mladen Bojanic– Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzentić– Ministri i Ekologjisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviq– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijović– Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtat e Pakicave, Vladimir Leposavic.Krivokapiç tha se ai kishte biseduar me aktivisten civile, Jovana Marovic, të cvilës i propoyoi të jetë kryenegociatorja e ardhshëm me Bashkimin Evropian (BE).“Negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth 15 dhjetorit,” tha Krivokapiç./K.C/dritare.net
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20°C

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Çitaku: Nëse LVV e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja

