Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se po presin përfundimin e procesit të numërimit të votave, certifikimin e rezultateve, dhe më pas të diskutohet për formimin e qeverisë.Këtë deklaratë e bëri pas konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.
“Në lidhje me këtë çështje po besoj vlen ajo çfarë ka thënë kryeministri. Pra që fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe mund të flasim për formimin e qeverisë”, tha Murati.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë e ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.





