LAJME

Formalizohet grupi punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë

Formalizohet grupi punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2021, 17:23

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sapo kanë formalizuar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendorë, konsulentë e qytetarë të cilët sipas Haxhiut kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë 20 viteve të fundit.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë ata të cilët mund dhe duan të kontribuojnë në këtë proces”.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dëshmi të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë ato në këtë email adresë dokumentimi.md@rks-gov.net ”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika