Trajneri i Kosovës, Franco Foda e ka publikuar 11-shen startuese për ndeshjen ndaj Lituanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në Kaunas nga ora 15:00.
Në portë, Foda e ka vendosur ardhjen e re te “Dardanët”, Amir Shaipi. Arijanet Muriq ka mbetur në bankë rezervë. Portieri i Ipswich Town është i vetmi nga tre lojtarët (Edon Zhegrova & Florent Muslija) që u përjashtuan nga grumbullimi i kaluar e i cili nuk luan sot nga fillimi.





