LAJME

Forcohet bashkëpunimi mes Spitalit të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Forcohet bashkëpunimi mes Spitalit të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2026, 14:23

Bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore ishte në fokus të një takimi të zhvilluar të mërkurën në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Drejtori ekzekutiv i spitalit, Osman Hajdari, së bashku me drejtoreshën e infermierisë, Burbuqe Gashi, dhe drejtorin e administratës, Lumrim Murtezaj, pritën në takim përfaqësues të Policia e Kosovës, përfshirë drejtoreshën e shëndetësisë Merita Zogu, drejtorin rajonal për Prizrenin Faton Alija dhe zëdhënësin Shaqir Bytyqi.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e policisë, realizimin e kontrolleve sistematike dhe mbështetjen në procesin e rekrutimit të kandidatëve të rinj.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, Merita Zogu, vlerësoi punën e stafit të spitalit dhe shërbimet e ofruara për qytetarët, duke veçuar përkujdesjen ndaj pjesëtarëve të policisë. Ndërkohë, kolonel Faton Alija shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmoi gatishmërinë e policisë për të ofruar mbështetje sa herë që kërkohet nga institucioni shëndetësor.

Nga ana e tij, drejtori Osman Hajdari e cilësoi takimin si të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale, duke nënvizuar përkushtimin e spitalit për të ofruar shërbime cilësore si për qytetarët ashtu edhe për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ai gjithashtu prezantoi gjendjen aktuale të institucionit, arritjet dhe planet zhvillimore për të ardhmen.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve kyçe, me synim garantimin e shërbimeve cilësore dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika